Nga Alex Swoyer/ Breitbart, SHBA

Një pyetësor nga  Woodbridge Wealth ka pyetur këshilltarët financiar dhe ka zbuluar se 83 për qind e tyre besojnë se Donald Trump kujdeset për një rritje afat- gjatë dhe të ndërtojë një ekonomi stabël, ndërsa vetëm 6 për qind thonë se Hillary Clinton mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

“Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, këshilltarët financiarë që iu përgjigjen studimit tonë e paraqiten veten shumë të qartë se besojnë se Trump është më i përshtatshmi për ta vënë ekonominë e vendit në një shteg vital”, deklaroi për mediat presidenti dhe CEO i Grupit Woodbridge të Kompanive Bob Shapiro. “Gjatë zhvillimit të studimit, pamë se disa tema ekonomike përsëriten e përsëriten pa pushim: Puna e parë për një administratë të re është ekonomia në gjendje të vështirë”.

Studimi zbuloi se këshilltarët financiar duan që kandidatët të diskutojnë Rregullat e Mirëbesimit dhe sigurinë Sociale

Shtatëdhjetë e tetë për qind e atyre që u përgjigjen thanë se ndryshimi i taksës së korporatave do të ketë impakt pozitiv në ekonomi.

Rezultatet e studimit, gjithashtu, sugjerojnë se një president i ri duhet të krijojë vende pune, të frenojë inflacionin, të drejtojë sa më mirë çështjen e sigurisë kombëtare dhe emigracionin.