Nga JOEL B. POLLAK

 

Rudy Giuliani dhe avokatët e tjerë që përfaqësojnë fushatën e Presidentit Donald Trump përshkruan çështjen e tyre të Enjten se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin me kaq të meta në disa shtete kyçe sa që rezultatet duhet të anulohen në favor të presidentit.

Giuliani tha se ekzistonte një model i parregullsive të pretenduara në shtetet kryesore që sugjeroi, tha ai, një “plan nga një vend i centralizuar” për të kryer mashtrime të votuesve në qytete të kontrolluara nga Demokratët.

Ai tha se adoptimi i gjerë i votës përmes postës i kishte lejuar Demokratët të adoptonin praktika  korrupsioni në qytetet e mëdha në të gjithë vendin. “Ata zgjodhën vendet ku mund tja hidhnin kollaj”.

Ja akuzat kryesore që paraqitën avokatët:

  1. Vëzhguesit dyshohet se u penguan të shikonin fletëvotimet me postë që hapeshin. Giuliani tha se shumë fletëvotime me postë u hapën pa vëzhguesit në gjendje të kontrollonin nëse ato ishin nënshkruar siç duhet, një mbrojtje kryesore kundër manipulimit. Ato vota, tha ai, ishin “të pavlefshme”, veçanërisht kur zarfat ishin asgjësuar, duke i bërë të pavlefshme rinumërimet.
  2. Aplikimi i pabarabartë i ligjit në qarqet Demokrate. Në Pensilvani, gjykata supreme e së cilës krijoi rregulla relaksuese të reja votimi para zgjedhjeve, Giuliani pretendoi se votuesve në mungese në qarqet Demokrate u lejohej të “kuronin” defektet në skedat e tyre elektorale, ndërsa votuesve në qarqet Republikane, të cilët i bindeshin ligjit shtetëror siç ishte shkruar, nuk iu lejohej.
  3. Votuesit kishin arritur në qendrat e votimit për të zbuluar se njerëz te tjerë kishin votuar për ta. Giuliani tha se shumë fletëvotime të përkohshme të hedhura në Pittsburgh u paraqiten nga njerëz që shkuan për të votuar personalisht, vetëm për te dëgjuar tu thoshin se ata kishin votuar tashmë. Ai pretendoi se Demokratët kishin mbushur fletëvotime te personave që mungonin për njerëzit e tjerë, duke shpresuar se ata nuk do të paraqiteshin.
  4. Funksionarëve elektoralë ju thanë të mos kërkonin defekte në fletëvotimet dhe të ndryshonin datat e votimit. Giuliani citoi një deklaratë betimi nga një zyrtare e cila u betua se asaj iu tha të mos përjashtonte fletët e votimit në mungese për defekte dhe të ndryshonte datat e mepasme në mënyrë që ato të mos duket se ishin marrë pas Ditës së Zgjedhjeve, për të shmangur një urdhër të Gjykatës Supreme për të sekuestruar ato fletëvotime.
  5. Fletevotimet me votat e hedhura për Joe Biden dhe për asnjë kandidat tjetër thuhet se janë kaluar disa herë përmes makinerive. Giuliani tha se kishte 60 dëshmitarë në Michigan që do të dëshmonin se fletët e votimit “prodhoheshin” shpejt dhe numëroheshin dy ose tre herë. Ai tha se dyshohet se ishin prekur një minimum prej 60,000 fletëvotimesh, dhe një maksimum prej 100,000 fletëvotimesh.
  6. Fletëvotimet ne mungese u pranuan në Wisconsin pa u aplikuar më parë. Giuliani vuri në dukje se ligji i shtetit të Wisconsin ishte më i rreptë në lidhje me fletët e votimit në mungesë sesa shumica e shteteve të tjera, megjithatë pretendohet se 60,000 fletë votimi në mungese u numëruan në zonën e Milwaukee dhe 40,000 në zonën e Madison, pa u aplikuar siç duhet nga votuesit që i hodhën ato.
  7. Ka pasur “mbivotime”, me disa zona që dyshohet se kanë regjistruar më shumë votues sesa banorë, ndër problemet e tjera. Giuliani tha se kishte një numër jashtëzakonisht të madh të mbivotimeve në zonat në Michigan dhe Wisconsin, gjë që ai pretendoi se ishte arsyeja që Republikanët në Bordin e Canvassers të Qarkut Wayne kishin refuzuar të certifikonin rezultatet atje këtë javë. Ai gjithashtu pretendoi se kishte votues jashtë shtetit në Xhorxhia dhe njerëz që kishin hedhur vota dy herë atje.
  8. Makineritë e votimit dhe software pretendohet se janë në pronësi të kompanive me lidhje me regjimin e Venezuelës dhe donatorit të majtë George Soros. Sidney Powell argumentoi se votat e SHBA po numëroheshin jashtë shtetit dhe se makineritë e votimit Dominion dhe softueri Smartmatic kontrolloheshin nga interesat e huaja, duke manipuluar algoritme për të ndryshuar rezultatet. Powell vuri në dukje posaçërisht se pronarët e Smartmatic përfshinin dy shtetas Venezuelanë, të cilët ajo pretendonte se kishin lidhje me regjimin e Hugo Chavez dhe Nicolas Maduros. Ekipi ligjor pretendoi se kishte anomali statistikore, të tilla si tufa të mëdha votash për Biden, që nuk mund të shpjegoheshin përveç se si manipulim – gjë që, siç pretenduan ata, ndodhi në orët e para të mëngjesit ndërsa numërimi i votave kishte ngecur. (Kompanitë i kanë kundërshtuar me forcë këto pretendime.)
  9. Kushtetuta parashikon një proces gjyqësor për zgjedhjen e një presidenti nëse vota është e korruptuar. Jenna Ellis argumentoi se media, kishte uzurpuar fuqinë për të deklaruar fituesin e zgjedhjeve. Ajo e theksoi çështjen, duke cituar Federalist Nr. 68, se procesi kushtetues i zgjedhjes së një presidenti kishte masa mbrojtëse procedurale kundër korrupsionit dhe ndikimit të huaj.
    Giuliani tha se fushata besonte se mjaft vota ishin me të meta – më shumë se dyfishi i marzheve midis Biden dhe Trump në shtetet kryesore – dhe se presidenti kishte një rrugë drejt fitores.

Giuliani paraqiti prova në formën e betimit, duke përmendur dy dhe duke theksuar se fushata kishte shumë më tepër nga individë privatë.

Ai vuri në dukje se disa procese gjyqësore që ishin hedhur poshtë ishin ngritur nga individë privatë, jo nga fushata direkt. Ai tha se proceset gjyqësore mund të ngriheshin në Arizona dhe se fushata po shqyrtonte gjithashtu parregullsitë në New Mexico dhe Virxhinia, megjithëse ai tha se nuk mendonte se kishte vota të mjaftueshme të diskutueshme në këtë të fundit.

Giuliani gjithashtu u mor edhe me mediat, duke argumentuar se ata kishin dhënë informacione mashtruese dhe kërcënime ndaj ekipit ligjor të Trump.

VERITAS.COM.AL

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.