Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do të kishte votat do ta shkarkonte Hashim Thaçin si president.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje, është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes tha: “Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Albin Kurti tha se SHBA ka marrë rol kryesor në këtë dialog.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.