Zonja Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, duke qartësuar qëndrimin mbi Rrjetin G5, ndërkohë i është përgjigjur edhe medies pranë PD-LSI që desinformioi duke thënë se Ambasada e Amerikës është kundër’ dhe se i ka dhënë një shuplakë kryeministrit Rama.

Rrjeti 5G që pritet të sjellë revolucion ka mbërritur dhe në Shqipëri, por disa artikuj të botuar ne mediet shqiptare kanë manipuluar qëndrimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me këtë rrjet.

Ambasada Amerikanë, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar duke thënë se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G.

Duke cituar të dërguarën me punë Leyla Moses-Ones, sqarojnë se disa gjëra ë Shqipëri thjesht nuk janë për shitje.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”. Lexoni fjalën e saj të plotë këtu: https://bit.ly/2NPPë58 #GazetariCilesore”, shkruan Ambasada.

Veritas.com.al//