Ministrja gjermanë e Evropës, Anna Lührmann, ka takuar mëngjesin e 18 janarit, zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ata së bashku, nga ambientet e Kryeministrisë kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Ministrja gjermane deklaroi se, integrimi i Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi strategjike për Gjermaninë.

Sipas saj, Qeveria gjermane dhe ajo e Shqipërisë po punojnë së bashku në shumë sektorë dhe projekte.

Ajo ka uruar vendin për mandatin e Këshillit të Sigurimit.

Lühramn ka përgëzuar Qeverinë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe për ngritjen e strukturave si SPAK.

“Por, këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita”, ravijëzoi ajo.

Në përfundimi të fjalës së saj, ministrja ka ërshëndetur angazhimin mes shteteve rajonale, por ka kërkuar që procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjashtë vendet.

Nga ana tjetër, Ahmetaj në fjalën e tij ka theksuar se, kjo vizitë e ministres fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Tiranë, është një sinjal i rëndësishëm që Qeveria gjermane ka dhënë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është e treta pas Parisit dhe Brukselit, janë sinjal tejet domethënës që qeveria e re gjermane i vendos te integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor e me theks të veçantë te Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, deklaroi zëvendëskryeministri.

Sipas tij, Ahmetaj ka ndarë me Lührmann shqetësimin që ka Qeveria për vonesën e hapjes formale të negociatave, duke ravijëzuar se shqiptarët e duan tashmë këtë.

“Nuk ka asnjë vend në union që mund të thotë se Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat e shtëpisë”, tha ai.