Themeluesi  dhe kryeredaktor i WikiLeaks, Julian Assange tha të Mërkurën se ka planifikuat të përhapë informacione “të rëndësishme” që lidhen me fushatën e kandidates Demokrate për President në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, para zgjedhjeve të 8 Nëntorit.

I pyetur nëse të dhënat do të jenë një ndryshues – loje në zgjedhje, Australiani tha për  Fox News në një intervistë të transmetuar në satelit: “ Mendoj se janë të rëndësishme. Ju e dini, kjo varet se çfarë zjarri ndez në publik dhe në media.”

Assange po jeton prej pesë vjetësh në Ambasadën e Ekaudorit në Londër, duke shmangur një ekstradim në Suedi nën akuzën e ngacmimit seksual. Ai ka mohuar akuzat.

WikiLeaks ka publikuat në Korrik disa dosje, për të cilat tha se ishin audio të regjistruara dhe të nxjerra nga Email-et e Komitetit Kombëtar Demokrat, teksa kishte miratuar serverat.

“Nuk desha që të vazhdoja lojën, por aty janë një seri dokumentesh, nga tipe të ndryshme institucionesh që janë të lidhura me fushatën elektorale; disa prej tyre janë nga kënde të papritshme, disa shumim interesante dhe disa zbavitëse”, tha Assange kur u pyet se si mund të krahasohen këto mesazhe me ato që u publikuan në Korrik.

WikiLeaks ka publikuar materiale të zbuluara, të shumtat nga qeveritë. Në vitin 2010 publikoi materiale të klasifikuara të ushtrisë dhe diplomacisë në një nga informacionet më të pasura në historinë e Shteteve të Bashkuara. / Sipas BBC/