Moderatorja italiane Barbara d´Urso, ka shprehur vlerësimet maksimele për Shqipërinë, pas dërgimit të një ekipi mjekësh. Ata shkuan në Itali, për t’i ardhur në ndihmë në luftën kundër Covid-19. Ky veprim, ka emocionuar shumë personazhe anembanë botës.

Mberëmjen e djeshme, në një lidhje live në emisionin e saj me Matteo Salvinin, ish-ministrin e Brendshëm të Italisë, ajo falenderoi Shqipërinë për gjestin e kryer.

“Dua t’i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocionoi shumë kjo gjë.

Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh.

Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare”.

VERITAS.COM.AL