Menjëherë pas kërkesës së institucioneve të Perëndimit për t’u ulur në dialog me qeverinë dhe pasi kryeministri Rama bëri ftesë për dialog, Basha i PD ka mohuar kategorikisht se do të ketë zgjedhje në 30 qershor, sipas Kushtetutës dhe dekretit presidencial.

“Nuk ka asnjë hap pas”, theksoi Basha pak orë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, që gjithashtu nuk lëvizi nga istikami, se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

“Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj dite ka qenë media, gazetarët dhe operatorët që kanë qëndruar në kushte të vështira, operatorët duke ecur mbrapsht për të transmetuar live këtë ngjarje.

Dua të falënderoj qytetarët, një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për ju. Asgjë nuk ju ndali të vinte në këtë protestë.

Ky ishte një mesazh kombëtar, i qartë dhe i prerë për këdo dhe në veçanti për pengmarrësin e demokracisë, për pengmarrësin e familjeve shqiptare, njeriun që ka mbyllur derën e negociatave se nuk ka dhe s’do ketë asnjë hap pas.

Do ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i kalojnë kufijtë. ”, deklaroi Basha.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.