Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten e 11 nëntorit, një ditë pasi ish-lideri i demokratëve Sali Berisha dorezoi firmat per mbledhjen e Kuvendit Kombetar te PD.

Në një prononcim për mediat, Basha thekson faktin se firmat e ¼-ve do të vinte në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas tij, nëse do të ishin mbledhur firmat, Berisha do t’i kishte dorëzuar sipas statutit të PD-së.

“Procedura statutore, që ai e njeh shumë mirë”, i është drejtuar Basha, Berishës.

(Dorëzimi i firmave te kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka).

Nga ana tjetër, kryedemokrati thekson se është i gatshëm të thërrasë Kuvendin Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm, “për demokratët dhe një kuvend të demokratëve”.

Duke u ndalur te Kuvendi Kombëtar, Basha hodhi poshtë akuzat se ai nuk do që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

“Kam thënë që asnjë Kuvend dhe asnjë institucion i PD-së nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do kthehet në bunkier për hallet personale të Berishës, por do mbetet shpresa e demokratëve”, ritheksoi Basha.

Ndër të tjera, numri një i bluve tha se armiku i vetëm është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Do të ecim përpara se kemi një armik, një regjim, që është Edi Rama”, tha Basha për mediat, duke vijuar, “regjimi mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë për një puç brenda PD-së”.

( Aspiranti për kryeminister, Sali Berisha)

Në përfundim, Basha i bëri thirrje Berishës që mos të harxhojë kohën e demokratëve dhe “boll e ndihmove Edi Ramën”.

“PD-ja do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur. Kemi një armik, Edi Ramën, ta çojmë përpara fundit politik, të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në shina”, e mbylli Kreu i PD-së deklaratën e tij.

Ndersa sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi, ne nje deklarate per mediat, fill pas dorezimit te firmave te nismes Berisha, tha se ‘Kuvendio nuk do te mblidhet’.

Kjo, sepse Berisha nuk ka mbledhur 1/4-at e firmave për të thirrur Kuvendin.

Ai ka shtuar se Kuvendi ka më shumë se 7 mijë e 600 dhe duhet të firmosin ¼-ta e anëtareve, më pas vijon procesi.

(Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi).

Berisha, një ditë më parë, ka deklaruar se formularët do të hapen vetëm më 11 dhjetor për të ruajtur fshehtësinë, por Bardhi tha se demokratët nuk mund të mbyllen në kasafortë.

Ai ka ravijëzuar se kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit firmat i kanë mbërritur në zyrë nuk ka asnjë lidhje me këtë proces.

Formularët u depozituan në selinë e PD-së, te kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Vetë Berisha nuk ishte i pranishëm në momentin e dorëzimit, por ishin deputetët përkrahës të tij, Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi dhe të tjerë.

Paloka, në deklaratën për mediat, tha se do të zbatojë detyrimin e delegatëve, ndërsa zbuloi se ai vetë nuk ka firmosur.

“Firmëtarët më kanë kërkuar që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, formularët do të hapen vetëm ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm”, bëri me dije ai.