“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve që janë angazhuar në vepra të mëdha të korrupsionit”.

Ka qenë kjo deklarata e zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, mbrëmjen e 27 janari, në një intervistë për media.

Gjithashtu shtoi se do t’ju kërkohet llogari edhe atyre personave që “janë në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës, specifikisht në Ballkanin Perëndimor”.

Escobar ka ravijëzuar se, nëse Partia Demokratike (PD) ose ndonjë parti tjetër, udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit, për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë “nuk mund të pritni marrëdhënie normale”.