Sot paradite, ish –kryeministri Berisha, ka folur para protestuesve në Çadrën e Lirisë.

Ka folur mbi qëndrimet e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ku kam thënë se “me qëndrimet e saj ajo po e çon vendin drejt destabilizimit”.

“I thashë ambasadores Vlahutin: Ti me këto deklarata çon drejt destabilizimit Shqipërinë. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin (e reformës në Drejtësi- shënim i Veritas)  me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë- njeriu që përdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene projekti i jepte dorë Edi Ramës (të ndrynte në drejtësi). Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit, Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën”, deklaroi Berisha.

/Veritas.com.al/