(Foto nga fluturimet e djeshme në Europë)

Bllokimi i fluturimeve prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit prej  revoltës së kontrollorëve të AlbControl duke lënë punën ka krijuar një situatë të pazakontë në vend.

 Nga fotoja ajrore (më lart) vihet re se qielli shqiptar është bosh, kurse në shtetet shqiptare qarkullimi është normal.

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

24 kontrollorë janë shoqëruar nga policia që nga ora 23:00 e ditës së djeshme, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ndërsa 21 u liruan mëngjesin e sotëm.

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë pezulluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin.

VERITASS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.