Në një intervistë të rrallë, bosi i Red Bull, njeriu më i pasur i Austrisë, Dietrich Mateschitz ka goditur “politikën korrekte” të emigracionit masiv, duke paralajëmruar se ata rrezikojnë të shkatërrojnë diversitetin kulturor të Europës së vërtetë.

Duke folur për Kleine Zeitung, investitori i Formula 1 e quajti vendimin për hapjen e kufijve- që solli krizën e emigrantëve në Europë- “të pafalshme” duke shënuar se “në qoftë se kompania do të bënte gabim deri në këtë shkallë; do të kishte falimentuar”.

Duke theksuar se është “hipokrizi” ajo që e quan “mikpritje e brigadave të refugjatëve” sikur këta janë emigrantë Mateschitz tha: “Unë po flas rreth faktit se askush nuk ka të drejtë të thërrasë “mirësevini emigrantë” (një frazë e famshme e Merkel), ose frazën “ne ia dalim”. Si mund të presësh mijëra kur ke për tu ofruar vetëm një tendë- tha bossi i Red Bull.

/Veritas.com.al/