Partia CDU e kancelares gjermane Angela Merkel, fitoi lehtësisht zgjedhjet në shtein Saarland, në provën përpara votimit kombëtar të shtatorit.

Partia e qendrës së djathtë  Kristian Demokrate (CDU) mori 40.7% të votave,  ndërsa Social Demokratët (SPD),kanë siguruar 29.6% të votave.

Pas një rënieje të dukshme të imazhit të Merkel, madje edhe më poshte se majtistët Social- Demokratë të Shultz, papritur Merkel ngrihet menjëherë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe afrimit me doktrinën e presidentit Trump.

Zonja Merkel shpreson për një mandat të katërt si kancelare, por është nën presion.

SPD e qendrës së majtë ka pasur një rritje  të popullaritetit kohëve të fundit, sipas liderit të ri Martin Schulz.Saarland  një shtet i vogël jug-perëndimor ka një milion banorë – aktualisht qeveriset nga  koalicioni CDU dhe SPD.

/Veritas.com.al/