12:53 AM: Shiko Videon çfarë thotë Trump në pritjen me donatorët:

11:10 PM: Dhjetëra mijë protestues anti- Trump larguan nga protesta  majtistin Michael Moore të programit “100 Ditë Rezistencë” kur po protestonin jashtë Hotel Trump në New York.

Moore i tha turmës se Amerika ka hyrë në një kohë “shumë të rrezikshme”.

Moore thërriste pa fund: “Ai nuk do të zgjasë katër vjet”. Më parë kishte thënë se nuk do të Inaugurohet.

0:40 PM: Protestuesit Anti-Trump vazhduan të mblidhen rreth “National Press Club” bë  Washington, D.C. Një listë e një grupi prej 75 majtistësh përpiqen të mos e lënë Trump të hyjë në zyrën e Presidentit.

10:09 PM: AP raporton: 10 Premtimet e Trump për Ditën e Parë të tij.

Ja cilat janë 10 premtimet:

—Prezantimi i një amendamenti për kufizimin e afatit kongresal.

—Bllokimi i punësimeve në qeverinë federale me qëllim që të reduktohen pagesa, por ushtria, siguria publike shëndeti publik do të përjashtohen.

—Ndalimi i çdo zyrtari të Kongresit për të bwrw rolin e lobistit për pesë vjet nga dita kur largohen nga detyra.

—Shpallja e planit për rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Kanadasë dhe Meksikën, ose tërheqja nga marrëveshja.

—Tërheqja zyrtare nga Trans-Pacific Partnership.

—Heqje e pengesave mbi minierat e qymyrit dhe kërkimet për naftë dhe gaz natyral.

—Anulimi i çdo vendimi të kohës së Obamës që pengojnë rrugën e projekteve energjetike siç është “Keystone XL piperine”.

—Anulimi i pagesave të Shteteve të Bashkuara për Kombet e Bashkuara mbi programin e ndryshimit klimaterik dhe orientimi i fondeve për ujë në Shtetet e Bashkuara dhe infrastrukturat në ambient.-

—Ndalimi i financimeve federale për “qytetet faltore” – vende ku zyrtarët lokal nuk arrestojë ose nuk ndalojnë emigrantë që jetojnë aty në mënyrë ilegale.

—Emigrantët që është vështirë të verifikohen, të dyshohen si terroristë.

7:55 PM: Protestues me maska të zeza përplasen me policinë.