Edi Rama nga Maliqi kërcënoi Meten dhe Berishen se rrezikojnë të dënohen nga reforma në drejtësi, pasi BE kërkon rezultate konkrete nga ndëshkimi i zyrtarëve të lartë.

”Bashkimi Europian do fillojë prova. Prova që ky sistem drejtësie i reformuar funksionon. Drejtësia mund të ndëshkojë Presidentë, ish-Presidentë, Kryeministra, ish-Kryeministra, Ministra, ish-Ministra, që kanë shkelur ligjin.”, shprehet Rama

Kryesocialisti garantoi qytetarët se nuk do të ketë rikthim të 97-tës apo konflikte të mundshme ditën e votimeve.

” Këto janë të gjitha kërcënime dhe bllofe njerëzish që i besojnë më shumë filxhanit të fallxhores, sesa i besojnë kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka asnjë arsye të ketë jo gjakderdhje, po ska arsye që të ketë asnjë konflikt, ka vetëm llumderdhje nga filxhani i fallxhores.’0, tha Rama nga Maliqi.

Edi Rama është i sigurt se orkestruesit e kësaj krize politike janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha është vetëm një instrument i tyre.

”Ideatorët dhe frymëzuesit e të cilit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Lulzimi është vetëm një kukull që është mësuar t’i marri gjërat qyl. Tani unë e njoh e kam shok, është dembel, është llafazan, është edhe gjumash. Dhe nga ana tjetër fallxhorja që çmend të tre këta dhe çmend kë ti dalë para.”, përfundon ai.

Pavarësisht kësaj, Kryemistri fajëson protestën e opozitës për shtyerjen e mundshme të hapjes së negociatave për shkak të imazheve të shafaqura nëpër mediumet ndërkomëbtare.

Veritas.com.al/