Donald Trump ka nënvizuar sukseset e arritura nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e tij dhe u lëshua kundër “profetëve të përjetshëm të fatkeqësive”

Federico Giuliani – Mar, 21/01/2020 – 14:06

Uragani Donald Trump goditi Forumin Ekonomik Botëror në Davos me nje fuqi të tille që e la turmën e madhe të Sallës së Kongreseve me gojë hapur, të stermbushur ne çdo vend dhe bëri te heshtin ambientalistët e shperndare në të gjithë botën.

Le të shkojmë sipas rendit. Me vonesë rreth njëzet minuta, Presidenti Amerikan ka marre fjalen në 11:49. Veshja ishte ajo e zakonshme: kostum i errët, këmishë e bardhë dhe e pamunguara kravate e kuqe. Kohëzgjatja e fjalimit të tij special: gjysëm ore.

Ishin tridhjetë minuta te zjarrta, në të cilat Trump ka nxjere në pah forcën e Amerikës së tij dhe shpalosi sukseset e arritura nga Shtetet e Bashkuara nën menaxhimin e tij. “Kur fola nga kjo audiencë dy vjet më parë thashë se do të filloj kthimin e madh të Amerikës se madhe. Sot – përsëriti banori i Shtëpisë së Bardhë – ne kemi rizbuluar makinën e madhe të Amerikës dhe industrisë amerikane. Amerika është rikthyer të fitojë si kurrë më parë “.

Donald eshte versulur kundër “profetëve të përjetshem të fatkeqësive“, domethënë kundër atyre që paralajmërojnë se bota po lufton me një krizë serioze mjedisore. Përballë Greta Thunberg, e cila disa orë më parë kishte deklaruar se qeveritë “nuk kane bërë asgjë” për të luftuar ndryshimin e klimës, Trump u përgjigj në mënyrën e tij: “Duhet të hedhim poshtë profetët e përjetshëm të fatkeqësive dhe parashikimet e tyre për apokalipsin” .

Presidenti Trump ka theksuar se besonte fuqimisht te mjedisi, duke njoftuar, ndër të tjera, aderimin e Washigtonit në iniciativën e paraqitur në Davos i cili parrashikon të mbjellë një trilion pemë.

Shuplaka ndaj Gretës dhe sukseset ekonomike të Sh.B.A.

Për t’i mbyllur gojen më tej Gretes dhe Gretineve, Trump ka renditur sipas rendit të gjitha objektivat ekonomike të arritura nga Shtetet e Bashkuara: “Ekonomia Amerikane ka pasur një ringjallje vërtet spektakolare që kur u bëra president. Para tre vjetësh ekonomia e vendit tim nuk ishte siç duhej të ishte ”.

Në të kaluarën, ka kujtuar presidenti amerikan, kishin humbur shumë vende pune dhe rrogat ishin bllokuar, klasa e mesme ishte duke u zvogëluar dhe miliona tatimpagues ndiheshin të tradhtuar nga politika. “Sot Amerika po lulëzon dhe po fiton përsëri si kurrë më parë,” ka ngritur zërin i kënaqur Donald Trump.

Jo vetëm kaq: “Prosperiteti i gjetur amerikan është i pamohueshëm, i paprecedent dhe nuk ka krahasim në botë” dhe “rezultatet e rëndësishme” janë arritur me “një qasje të re“. Nëse, siç ka shpjeguar Trump,objektivi është “të përmirësojmë jetën e përditshme të amerikanëve“, atëherë rruga e marrë nga Shtetet e Bashkuara duket se ishte ajo e duhura.

Në frontin e politikës së jashtme, Trump ka shpenzuar disa fjalë për Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sa i përket Pekinit, ai ka shpjeguar se shumë shpejt do të fillojnë “negociatat e ‘fazës 2″ të marrëveshjes tregtare “dhe se marrëdhëniet midis palëve nuk kanë qenë kurrë më të mira se tani. Në lidhje me Brexit, Trump përsëriti se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë e Madhe, ku eshte një kryeministër i shkëlqyeshëm”.

VERITAS.COM.AL/