Deputeti opozitar, Dash Shehi ka mbajtur qëndrim të prerë kundër investimit turk për aeroportin e Vlorës. Por ky qëndrim ka nxehur kryeministrin Rama dhe ka shkaktuar përplasje në Kuvend mes Ramës dhe Berishës.

Rama tha se ‘ del kundër investitorëve turk një që ha pilaf dhe pi raki me sabah’.

Rama:

“Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha nuk duam ne investime turke. Ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki në sabah, i fillon drekën me plënca dhe e mbyll darkën me groshë. Pastaj tapë, fshin buzën me peshqir dhe thotë: ‘Ne jemi europian, nuk i duam turqit!’. Këta jeni ju. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen. Dhe nuk keni faj.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Berisha, duke deklaruar se është më mirë të kthesh një gotë sesa të marrë viza kokaine.

Berisha: “U përpoqe të ofendosh Dash Shehin këtu në një kohë që ai edhe kthen ndonjë gotë. Por një mijë herë më mirë gota sesa vizat e kokainës, një mijë herë më mirë gota sesa të dorëzosh vllaun babës së Xibrakës për të mbushur me miliona pasuritë tua, milionat e kokainës,  sesa ta shtrosh atë në transportues kryesor të drogës së bandës”.

Veritas.com.al/