Ceremonia për 25 vjetorin e meshës së parë shqiptare, në varrezat e Rrmajit i frymëzoi françeskanët të ribotonin veprën e At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”. Katolikët e Shkodrës patën rastin të dëgjojnë atë ditë, një fjalim të gjatë të kryeministrit Edi Rama, pa e ditur se qeveria kishte dekoruar më parë hetuesin e At Zef Pllumit. Përgjegjësi i Bibliotekës Françeskane, Pader Vitor Demaj, e quajti të turpshëm dekorimin e Shyqyri Çokut dhe kërkoi tërheqjen e qeverisë.
“Eshtë një akt vërtet i turpshëm, sepse është ende e freskët ndjeshmëria, tortura, vrasjet e asaj kohe dhe të dekorosh hetues të tillë, të dekorosh persona të tillë si vlera është të vendosësh antivlerën si vlerë kombëtare. Libri i Padër Zef Pllumit është pikërisht dëshmi e kësaj. Njeriu ndonjëherë rrezikon ta harrojë të kaluemen. Bahet ndonjëherë edhe me dëshirë, edhe me qëllim që e kaluemja të harrohet, por kurrsesi dëshmia e At Zef Pllumit nuk e len që e kaluemja të mbizotërojë edhe sot e kësaj dite. Dhe të dekorosh persona të tillë, që ishin antivlera të asaj kohe, është me të vërtetë një akt i çuditshëm dhe janë 25 vjet, nuk është se kaloi një shekull dhe kujtesa duket sikur po zbehet. Libri i At Zef Pllumit ndihmon të rizgjojme edhe njëherë kujtesën tonë historike të asaj kohe. Ky akt që asht ba me dekorimin e këtyre njerëzve që ishin pjesë e kësaj makine vrastare ndaj popullit shqiptar, ndaj të pafajshmëve, jo vetëm ndaj klerit katolik, por ndaj të gjithëve është një akt që vërtet duhet të rimendohet, që të mos përsëritet më.” tha Pader Vitor Demaj.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar më herët se është katolik. Shpeshherë citon At Zef Pllumin në fjalime, por botuesi i veprës kujtoi edhe njëherë mesazhin që mbart libri.
“Libri nuk është shkru me inate, me urrejtje, me hakmarrje. Eshtë shkru thjesht që e kaluemja të mos harrohet. Sepse nëse harrohet e kaluemja, ajo mund të përsëritet