-Nga Serbia në Shqipëri, nga Mali i Zi në Bosnje. Sheshe në trazira kundër qeverive. Dhe tani behet popullor hashtagu #BalcanSpring-

Nga: Francesco De Palo /

Sheshet e kreshtës ballkanike janë ndezur flakë, me mijëra qytetarë të angazhuar në një “pranverë” të re të manifestimeve dhe korteve.

Nga Beogradi në Tiranë, duke kaluar nga Bukureshti dhe Podgorica, emëruesi i përbashkët është protesta popullore kundër qeverive në detyrë. Një tregues se si fragmentimi pas dekompozimit te ish-Jugosllavisë ende fsheh trazira sociale dhe kontradikta politike, me bashkëjetesë të vështirë të grupeve etnike, feve dhe interesave gjeopolitikë që janë absolutisht divergjentë. Dhe ne rrjetet sociale ka filluar të ndiqet një hashtag i ri : #BalcanSpring.

Nuk qetësohen përleshjet në Tiranë , me opozitën e konservatorëve popullore që thërrasin qytetarët dhe votuesit te mblidhen kundër qeverisë socialiste të Edi Rames. Kjo ndodh që nga fillimi i vitit. Bilanci i djeshëm flet për 5 agjentë të plagosur dhe 15 protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës. Të gjitha para ndërtesës së qeverisë, ku protestuesit thyen kordonin e policisë. Por përtej politikës (ose brenda saj) luhet një lojë tjetër e dyfishtë: dosja e energjisë me koncesionet për eksplorimet ne gjueti te gazit dhe naftës dhe kyci i hyrjes për ata investitorë të huaj që po e kalojnë Shqipërinë si një portë drejt kreshtës së gjatë Ballkanike (Erdogan e di duke realizuar një aeroport ndërkombëtar me shpenzimet e tij).

Pas episodeve të dhjetorit të kaluar, një tjetër procesion u mbajt të shtunën e kaluar në Beograd kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i akuzuar për autoritarizëm dhe që kërkon të heshte mediat. Opozita ka vlerësuar se dhjetëra mijëra njerëz kanë zbritur në shesh, (më pak se shtatë mijë për policinë). Të gjithë këndonin himne provokuese, duke thirrur “hajdutë”ndaj ekipit qeverisës, në pritje te skadimit te afatit elektoral vitin e ardhshëm, duke marshuar nga parlamenti kombëtar në ndërtesën e qeverisë.

Vuçiç, një ultra-nacionalist i kthyer ne pro-europian, ka hedhur poshtë akuzat dhe si përgjigje ndaj sheshit ka planifikuar një tubim të mbështetësve të tij për të premten e ardhshme në Beograd. Por ndërsa në Serbi shkëndija duhet te gjendet në masakrën e liderit të opozitës, Oliver Ivanoviç, në Mal të Zi, i definuar si “shtet mafioz” nga Zyra e Puneve te Jashtme te SHBA, mosbindja civile është ushqyer nga skandali i korrupsionit që përfshin zyrtarë të lartë të partisë në qeveri. I pari ndër te tjerë, Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili ka qenë në pushtet pa ndërprerje për 25 vjet pavarësisht se është zgjedhur “kriminel i vitit” në 2016.I mbikëqyrur nga prokurorët në Napoli dhe Bari për trafik ndërkombëtar të cigareve,ja mbathi nga arresti falë imunitetit diplomatik, por në pesë vitet e fundit ka qenë në qendër të protestave në shesh. Demonstrata e fundit daton që një javë më parë, kur në Podgoricë, opozita ka thirrur te mblidhen qytetarët dhe punëtorët për të kërkuar dorëheqjen së bashku me ato të ekzekutivit edhe te prokurorit te përgjithshëm dhe kryesuesve te TV publik Rtcg.

Ndër skandalet e ndryshme, ai më domethënësi prek Bankën Prva të kontrolluar nga familja e Gjukanovicit, përfunduar nën hetim, sepse dy të tretat e huave të lëshuara nuk kishin marrë ndonjë interes në këmbim. E rralle që një bankë te japë para hua falas.

Midis Serbisë dhe Kosovës nuk pushon tensioni: në Kosovë popullsia është kryesisht e përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa Beogradi e peshon atë vetëm si një provincë separatiste dhe Brukseli uron qe një marrëveshje mbi kufijtë mund të zvogëlojë mundësitë e një konflikti. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë çdo hipotezë, duke theksuar tezën e atyre që mendojnë se një destabilizim i vazhdueshëm i Ballkanit Perëndimor favorizon lojtarë të tjerë si Rusia dhe Turqia.

Veritas.com.al/