Tirana zyrtare ka njoftuar se eshte shpallur ‘non grata’ diplomati i Federates Ruse ne Tirane, Aleksei Krivosheev, me motivin se ka shkelur protokollin shetteror te koronavirusit.

Menjehere, Moska ka reaguar për vendimin e Tiranës për të dëbuar një diplomat rus dhe do të japë një përgjigje ndaj kësaj lëvizjeje.

 Mediat në Rusi e kanë cilësuar një lëvizje jo miqësore dëbimin e diplomatit rus Aleksei Krivosheev, nga Tirana.

“E parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” tha të Premten Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.

Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev  persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

Ministria e jashtme e Shqipërisë tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse.

Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

VERITAS.COM.AL