Presidenti Donald Trump ditën e Enjte njoftoi një direktivë të re për rihapjen e Amerikës pas pikut të krizës së koronavirusit.

“Ne nuk do ta hapim vendin të gjithin menjëherë, por një hap me kujdes e në kohë’, tha Trump.

‘Ne po fillojmë jetën përsëri. Ne jemi duke nisur ripërtëritjen e ekonomisë sonë në një mënyrë të strukturuar me siguri dhe shumë të përgjegjshme’.

Në gjysmën e intervalit, presidenti foli gjatë takimit të task- force të koronavirusit ku u rekomandua që për 30 ditë shtesë në distancimin social, gjë që përfundon në 30 prill. Disa shtete po presin të rihapen pas datës 1 Maji, gjithashtu shtete të tjerë që mbeten në pritje, kanë në mendje që të hapen të paktën deri në 15 maj.

Task forca propozoi tre faza të rihapjes nga qeveria, duke lejuar shtetet që të përcaktojnë afatet për rihapjen.

Faza e parë rekomandon që disa vende me publik të ngjeshur si psh., shkolla, kampe verore dhe bare të mbeten të mbyllur, por pikat e gjimnastikës, restorantet me ulje, teatrot dhe kinematë, këndet sportive mund të operojnë nëse sigurojnë vetë ‘protokoll strikt të distancës’ dhe me pajisjet shëndetësore.

Faza e dytë mund të lejojë rihapjen në më shumë ambiente publike, por me masa strikte të distancës sociale.

Faze e tretë nuk është ende plotësisht e detajuar, sipas task- forcës, por përsëri do të ketë disa pengesa.

Presidenti inkurajoji Amerikanët që të vazhdojnë të praktikojnë higjienën, distancën sociale dhe punën përmes internetit kur është e mundur.

“Këto janë armët tona dhe janë armë shumë të fuqishme, vërtet’, tha Trump

Trump gjithashtu uroi amerikanët për respektimin e porosive të task- forcës, duke e quajtur këtë një moment historik uniteti për vendin.

“Sakrificat që qytetarët tanë kanë bërë në këtë kohë krize do të mbahen mend, do të studiohen, do të nderohen dhe do të çmohen nga gjeneratat që do të vijnë’, tha ai.

“Ne realisht po punojmë së bashku, Demokratë, Republikan, konservatorë, liberalë’.

VERITAS.COM.AL/