Doktori i njohur dhe shef i Neurokirurgjisë, Prof. Mentor Petrela, ka reaguar sot ps publikimit të ‘Listës së Zezë’ ku ndodhet edhe emri i tij si ‘i korruptuar. Lita është publikuar nga kryeministri Rama

Dr. Petrela iu referohet më shumë sentencave filozofike se sa fakteve konkrete që heshin poshtë akuzën.

Fillimisht e lidh me ‘populizmin’ si një frymë ‘popullore që ‘përdoret për të hequr qafe elitat’ ka shkruar zoti Petrela.

Më poshhtë ka cituar një gazetar amerikan, dhe njëkoëssisht autor librash me esse, Thomas Friedman, i cili paska shkruar mbi ‘botën e  sheshtë’ dhe tentativën e sundimtarëve për ta ‘sheshuar’ botën e vlerave.

Edhe një herë tjetër, doktor Petrela përmend thënien e famshme “…virgo et corrupta” (vetëm Virgjëresha është e pa korruptuar”.

Përveçse si filozof, doktor Petrela i përgjigjet kryeministrit me një kartë politike:

-Kjo që po ndodh me mua sot ‘është lule’ thotë ai, krahasuar me pushkatimin dhe burgosjen e gjatë të gjyshërve të tij.

Krahasimi është ‘i egër’ dhe duket se dr. Petrela nuk e pranon nr 39 në “Listën e Zezë”

Veritas.com.al/