Sepse për 24 orë, ai asnjëherë nuk luajti as gishtin për të ndihmuar ata njerëz nën rrethim në Bengazi?’

 

JEFF POOR

Të mërkurën në “Hannity” të FNC, senatori Lindsey Graham (R-SC) vuri në dyshim meritat e një përpjekje për impeachment të inicjuar nga Demokratët e Dhomës.

Graham argumentoi kundër impeachmentit të një presidenti që tashmë ka lënë detyrën dhe përmendi mundësinë e impeachmentit të ish Presidentit Barack Obama për mungesën e përpjekjeve gjatë sulmit në një konsullatë Amerikane në Benghazi në 2012.

“Ne do ta luajmë këtë”, shpjegoi ai. “Sot ne e veme presidentin nen akuze pa ndonjë provë. Eshtë thjesht urrejtje e pastër. Nëse kjo bëhet normë, kini kujdes se çfarë dëshironi sot. Sipas kësaj teorie, e majta radikale – nëse mund të vësh nën akuze nje president pasi të jetë jashtë detyrës, pse nuk e fajësojmë George Washingtonin? Ai zotëronte skllevër. Ku perfundon e gjitha kjo? Kështu që, për kolegët e mi Republikanë, le të qëndrojmë të vendosur për idenë – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo Donald Trump, ai nuk është mbi ligjin. ”

“Nëse ai bëri diçka të gabuar, ju e dini, ai mund të përballet me pasojat e ligjit”, vazhdoi Graham. “Impeachmenti është politik. Ajo që ne po bëjmë këtu është që ne po e fajësojmë presidentin pa asnjë provë, pa asnjë dëshmitar dhe do të kemi një gjyq pasi ai të jetë jashtë zyrës. Si mbijeton ai si president në të ardhmen? Ky do të jetë një sulm ndaj presidencës në përjetësi. A duhet ta veme nen akuze Barak Obamën sepse, për 24 orë, ai kurrë nuk luajti as gishtin për të ndihmuar ata njerëz nën rrethim në Bengazi? Ku perfundon e gjitha kjo? ”

VERITAS.COM.AL