Dy predha të kalibrit të madh, 80 dhe 120 mm., janë zbuluar rastësisht në qytetin e Kukësit, mes pallateve të banimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se si janë sjellë në qytet këto predha të rënda në një qytet të ri, vetëm 50 vjecar të Kukësit. Nga hamendjet rreth predhave përjashtohet se mund të jenë që nga Lufta e Dytë. Mund të kenë mbetur nga ‘Lufta e Kosovës’ e viti 1999, sipas banorëve.

Banorët janë evakuuar; ndërsa zona ku u gjetën predhat është marrë në ruajtje nga forcat e policisë së shtetit.

Xhenierët janë nisur nga Tirana për në Kukës.

Veritas.com.al/