“Lufta e Ftohtë ka mbaruar”, njoftoi Vladimir Putin nga Helsinki, pas takimit historik me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Por përtej marrëdhënieve të reja midis Rusisë dhe SHBA-ve, ndoshta Kremlini po përgatit (prej kohësh?) një epokë te re, ajo që do të shohë perëndimin e Bashkimit Europian.

Pika e re e referimit për evropianët mund të bëhet Kremlini, dhe nuk është thjesht një çështje e simpative politike. Shumë sovranistë nuk e fshehin admirimin e grushtit të fortë të Carit, por ajo që na surprizon  tani është qëndrimi i votuesve dhe qytetarëve evropianë.

Një sondazh i Ilvo Diamantit për ‘Repubblica’ zbulon kthesën: italianëve nuk u janë simpatike (eufemizëm) francezet dhe gjermanët, i vërteti dhe ndoshta i vetmi motor i BE. Nga ana tjetër, kuotat e Moskës po rriten, me Putin që mbledh 27% të vlerësimit dhe mbi të gjitha përcaktohet si “udhëheqës i së ardhmes”. E mendojnë 49% e votuesve të Legës dhe 21% e M5S, por edhe 31% e atyre të Forza Italia dhe madje 10% e simpatizantëve të PD, qe kane mbetur të vetmit që besojnë në udhëheqjen e Angela Merkel.

Veritas.com.al/