(FOTO: Presidenti Thaçi me të birin)/

Presidenti Erdogan dërgoi  kërkesë mbi gjashtë herë që të mbyllën të gjitha shkollat e Gylenit në Kosovë.

Por vetëm në mëngjesin e së enjtes, kërkesa e të parit të Turqisë filloi të zbatohet përmes urdhrit të presidentit Thaçi, shkruan gazeta Express e Kosovës.

Thaçi prangos mësuesit e të birit ‘Gylenist’

Në njërën nga shkollat e Gulenit ka ndjekur mësimet edhe Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai ka përfunduar shkollimin në këtë shkollë vitin e kaluar.

Por nuk është i vetmi djali i presidentit Thaçi që ka ndjekur studimet në këtë shkollë, në të po shkollohen edhe shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend.

Madje edhe vet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati deklaruar se në këtë shkollë mësojnë fëmijët e njerëzve më të rëndësishëm në Kosovë.

“A shkollohen aty fëmijët e njerëzve të rëndësishëm në Kosovë? Ju po e bëni llogarinë tani. Llogarinë mos e bëni tani, llogarinë bëjeni për 10 vjet, 20 vjet pas. Këta i kanë bërë hapat e tyre 40 vjet më parë dhe tani filluan t’i korrin rezultatet”, ka thënë Erdogan.

Mëngjesin e së enjtes vet Institucioni ka bërë të ditur se janë arrestuar udhëheqësit e tij.

“Sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve ‘Gulistan’, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez dhe profesorët Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan”, thonë nga kolegji “Mehmet Akif”

Gruaja e gylenistit të arrestuar: Policia përdori dhunë ndaj djalit dhe burrit tim

Jasmina Karabina, gruaja e Jusuf Karabinës, shtetasit turk, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, në mesin e katër shtetasve tjerë, për t’u deportuar në Turqi, ka rrëfyer për T7 se si ndodhi gjithë ngjarja. Ajo ka thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë ardhjes në pune dhe së ata nuk kane asnjë problem me lejet e qëndrimit.

Jasmina Karabina, e cila është edhe profesoreshë në Kosovë, thotë se burrin e saj Jusufin, i cili edhe është zëvendësdrejtor i Gulistanit, dy policë i kanë ndaluar rrugës për punë dhe se atyre nuk i kanë treguar pse i kanë ndaluar.

“Policia i ka kerku telefonin e zv.drejtorit, por ai ka refuzu me dhanë numrin e telefonit. Djalit ia kane marre telefonin dhe i kane nxjerrë me dhune nga vetura”, ka thënë gruaja e Jusufit.

Arrestimin e gylenistëve e konfirmoi sot për Express edhe Policia e Kosovës. Ata thanë se është duke e zhvilluar aksioni për arrestimin edhe të disa zyrtarëve tjerë turq.

Të arrestuarit, janë dy zyrtarë nga Prishtina e tre nga Prizreni. “Gulistan” z. Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

E ndërkaq, autoritetet e hetuesisë kosovare u janë nënshtruar të enjten me mëngjes kërkesave të Erdogan, për t’i përzënë nga Kosova përkrahësit e Fetullah Gulenit.

Sidoqoftë, muaj më parë Recep Tayyip Erdogan priti në takim presidentin Hashim Thaçi. Këtij i kërkoi që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën sot kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” e po i bën gati për t’i depërtuar.

Shteti më i fuqishëme si SHBA, nuk ka pranuar të ekstradojnë në Turqi armiqtë e Erdoganit, veçmas Fetullah Gylenin, ndërsa Kosova me devotshmëri po ia përmbush kërkesat autokratit turk.

Presidenti Hashim Thaçi po e vazhdon javën maratonike duke marrë komplet në duar frerët e shtetit, shkruan media kosovare. “Pas arrestimit të Marko Gjuriqit për të cilin Express raportoi se ishte skenar i Thaçit dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte pyetur për asgjë, Presidenti Thaçi vazhdoi me arrestime kokë në vete. Në mënyrë misteroze sot u kapën 5 drejtues të shkollës gyleniste Mehmet Akif e kryeministri Haradinaj përsëri nuk di gjë” shkruan Express.

Presidenti Thaçi ka rritur kompetencat e tij ekzekutive, ani pse do t’i takonte kryeministrit Ramush Haradinaj të drejtonte ministrat e tij . Thaçi direkt po merret vesh me ministrat e kabinetit të Haradinaj për t’i çuar në vend qëllimet e tij.

Pas arrestimit të Marko Gjurqit, për të cilin Express ka raportuar se ishte komplet skenar i Thaçit dhe Haradinaj nuk ishte pyetur për asgjë, Presidenti ka vazhduar me arrestime të tjera.

Kryeministri prapë ‘nuk di gjë’.

Media  mëson prej burimeve të veta brenda institucioneve të larta shtetërore se arrestimi i pesë gylenistëve drejtues të kolegjit Mehmet Akift,  u bë me kërkesë të Presidentit Thaçi dhe pa dijeninë e kryeministrit Haradinaj. Thaçi pa asnjë pengesë po ekzekuton urdhërat e tij. Po i duhet vetmë ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, për t’i kryer punë.

E, kjo nuk ndodhi krejt rastësisht sepse në vizitën që Thaçi i kishte zhvilluar në dhjetor të vitit 2016, Turqi, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kishte kërkuar që të mbyllte në mënyrë arbitrare shkollat e organizatës së Fetullah Hylenit, që Erdogan i konsideron armiq të tij.

Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi pesë drejtues të shkollës gyleniste, ndërsa po pritet të vendoset për depërtimin e tyre nga vendi.

Ndërkohë kanë filluar thirrjet që shtetasit turq të mos depërtohen apo ekstradohen në Turqi, vetëm me arsyetimin pse ata konsiderohen armiq të Erdoganit. Gylenistët në gjithë botë kërkohen nga për ekstradim nga Erdogan sepse i fajëson për tentim-puqin ndaj tij.

Ndërkaq, presidenti Thaçi në vizitën e lartëpërmendur i kishte thënë Presidentit turk se ‘kush është terrorist në Turqi është terrorist edhe në Kosovë’.

Veritas.com.al/