Qeveria holandeze mund të bëjë të ditur në publik faktin se është shumë e vështirë për të dalluar xhihadistët nga azilkërkuesit- kanë argumentuar kriminologët.

Duke shkruar në gazetën e përditshme NRC, studiuesit e Universitetit të Amsterdamit Joris van Wijk dhe Maarten Bolhuis thonë se pritshmërinë e publikut që qeveria të jetë e aftë të dallojë si në ekran se cili është terrorist mes atyre që kërkojnë azil- kjo është jo realiste.

Sipas raportit të shpërndarë që thotë se skanimi i emigrantëve është i pavlefshëm, dhe se sulmet terroriste në Berlin muajin e kaluar ku një tunizian hyri mes turmës së njerëzve me kamion në një treg Krishtlindjesh, qeveria po përpiqet që të qetësojë frikën e  publikut.

“Do ta eliminojmë terrorizmin dhe terroristët drejt një skene tjetër”- tha ministri i Drejtësisë Ard van der Steur për gazetën “Telegraaf” në përgjigje të raportit të pritshëm. Në një koment të bërë nga van Wijk dhe  Bolhuis thuhet se kjo tingëllon mirë si “qetësuese”, por nuk është realiste.

Raporti i kriminologëve që punojnë për emigracionin në Hollandë dhe “Shërbimin e Natyralizimit” (IND), dhe Agjencinë Qendrore për pritjen e refugjatëve (COA) është jashtë realitetit që të presim se terroristët mund të dallohen dhe të largohen nga turmat e emigrantëve.

/Veritas.com.a/