Federico Giuliani

Wuhan Institute of Virology (WIV), laboratori i vendosur në qytetin kinez ku shpërtheu epiqendra e parë e njohur si Covid-19, ka përfunduar përsëri nën reflektorët. Ose më saktë:mjaftoi një indiskrecion i lancuar nga Daily Mail për të rindezur debatin mbi famëkeqin “laboratory i Wuhan”, një strukturë e akuzuar nga administrata Trump se ka kontribuar, pas një gabimi të pavullnetshëm ose kush e di se çfarë tjetër, për të përhapur pandeminë në Bote.

Pas luftës së ftohtë të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, shumë revista të specializuara kanë përjashtuar një pistë të tillë, duke riafirmuar origjinën natyrale të virusit. Megjithatë, sa herë që shfaqen lajme ose thashetheme të reja në lidhje me laboratorin, kjo hipotezë merr përsëri formë. Këtë herë “bomba”, nëse duam ta quajmë kështu, vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Duket se që nga viti 2015 Bashkimi Evropian ka financuar WIV me subvencione të pasura, me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 mijë sterlina. Fatura madje shkon deri në 700 mijë euro nëse lëvizim akrepat e kohës në 2004.

Një detaj tjetër që ka shkaktuar supozicione të të gjitha llojeve: në janar 2020, kur Sars-CoV-2 kishte filluar të përhapet në të gjithë botën, Komisioni Evropian kishte financuar të njëjtin laborator të Wuhanit me 88,433.75 euro në sajë të projektit Eva Global. Ky projekt bashkon mbi 40 laboratorë të asociuar me organizatat kryesore joqeveritare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhe qe synon të transformojë rrjetin e lartpërmendur në një shtyllë të vërtetë në parandalimin dhe kontrollin e epidemive te viruseve emergjente ose riemergjente ne nivel global.

Midis hipotezave dhe supozimeve

Mund të jetë një rast, por zbulimi i Daily Mail erdhi vetëm disa javë pasi Departamenti i Shtetit i SHBA tregoi edhe një herë drejtoi gishtin drejt laboratorit të Wuhanit. Ne atë rast – ishim ne mbarim te administratës se udhëhequr nga Donald Trump, në mes të janarit – i njëjti departament kishte lëshuar një raport të titulluar Fact Sheet: Activity at the Wuhan Institute of Virology.Nxjerrja e dokumentit është emblematike: “Për më shumë se një vit, Partia Komuniste Kineze (CCP) ka parandaluar sistematikisht një hetim transparent dhe të plotë mbi origjinën e pandemisë Covid-19, duke zgjedhur në vend të kësaj t’i kushtojë burime të mëdha mashtrimit dhe dezinformimit “.

Me fjalë të tjera, gazeta argumentoi se inteligjenca amerikane kishte ne dore prova dërrmuese. Cilat?Për shembull, prova të afta për të treguar se punëtorët e strukturës se Wuhanit u sëmurën me simptoma të ngjashme me Covid-19 në vjeshtë 2019 (domethënë, shumë para shpërthimit të emergjencës shëndetësore). Jo vetëm kaq: qeveria amerikane afirmonte që shkencëtarët e WIV po eksperimentonin me një koronavirus që vinte nga lakuriqët e natës shumë të ngjashëm me patogjenin që shkakton Covid dhe se ata ishin duke punuar në projekte të tjera sekrete. Përtej akuzave të thjeshta, shpesh të ushqyera për qëllime gjeopolitike dhe pa bazë shkencore, raporti i Departamentit të SHBA nuk ka nxjerrë në dritë asnjë provë të çfarëdo lloji.

Subvencionet evropiane

Tani, historia e laboratorit pasurohet nga një pjesë tjetër: ajo që lidhet me subvencionet evropiane. Vendi i Wuhan, sipas Daily Mail, ishte një nga pesë laboratorët në botë të ngarkuar me kryerjen e kërkimeve mbi “fitimin e funksionalitetit” që përshpejton artificialisht evolucionin e viruseve. Si pjesë e këtyre studimeve, shkencëtarët e tij punuan me mostrat e virusit të marra nga lakuriqët e natës.

Një zëdhënës i Komisionit e komentoi çështjen kështu: “BE nuk ka financuar kërkime të synuara mbi viruset e lakuriqëve të natës në Wuhan. Instituti i Virologjisë i Wuhanit shërben si një partner ndërkombëtar në bashkëpunimin global mbi burimet virale. Ishte ky partneri i Wuhanit që identifikoi virusin SARS-CoV2 në janar. Me pak fjalë, historia e laboratorit vazhdon të mbajë stolin. Dalin akuza, hipoteza dhe supozime. Por, deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje të paraqesë prova konkrete.

VERITAS.COM.AL