(FOTO: Gjeneral Michael Flynn)/

Gjeneral Michael Flynn është një hero i cili ia dedikoi jetën vendit të tij. Dorëheqja e tije  detyruar nuk ishte asgjë tjetër veçse një vrasje politike nga ekipi i Obamës- shkruan “Liberty Writer News”. Media tradicionale  ka dashur që ju të besoni se disa raporte sekrete të Flynn me Rusinë kanë qenë shkaku; por kjo nuk rezulton e vërtetë; komuniteti i inteligjencies sapo e konfirmoi këtë.

Pas rishikimit të transkriptim, FBI konstatoi se nuk ishte bërë asnjë gabim.

“ FBI rishikoi interceptimet e komunikimit mes ambasadorit të Rusisë dhe zotit Flynn- këshilltar i sigurisë kombëtare i  Shteteve të Bashkuara- por nuk gjeti asnjë provë se ka ndonjë gjë të bërë gabim ose gjëra të lidhje të paligjshme me qeverinë Ruse- thanë zyrtarët amerikan”.

Një tjetër zyrtar i Inteligjencies i Shteteve të Bashkuara ishte dakord me FBI dhe tha për NPR se “nuk ka asnjë provë për ndonjë veprim kriminal në transkriptin e ish këshilltarit për Sigurinë Kombëtare,

Michael Flynn, me ambasadorin Sergey Kislyak,

Zyrtari gjithashtu tha se  nuk kishte “absolutisht asgjë “ në transkripto që dëshmon se Flynn ka vepruar nën instruksionet e dikujt tjetri.

“Nuk mendoj se Flynn dinte se ishte duke bërë ndonjë gjë të gabuar”, tha zyrtari. “Flynn bisedoi rreth sanksioneve, por nuk bëri asnjë premtim specifik. Flynn ka folur më shumë në përgjithësi se ‘ndoshta do të shikojmë se si do të shkojnë gjërat”, tha zyrtari.

/Veritas.com.al/