Forcat Ruse në Siri janë drejtuar për në kufirin me Turqinë ditën e Mërkure për të siguruar se luftëtarët kurd po tërhiqen pas marrëveshjes mes Moskës dhe Ankarasë që  kontrollojnë zemrën e vendit të të gjithë kurdëve.

Forcat Kurde, të cilat kohët e fundit kontrollojnë afërsisht një të tretat e Sirisë, kanë humbur thuajse gjithçka pasi Turqia siguroi të drejtën që të mbetet në zonën e populluar kryesisht nga Arabët, zonë që ishte edhe objektivi kryesor i sulmeve të dy javëve të fundit.

Marrëveshja e të martës në Sochi gjithashtu kërkon që milicia Kurde të tërhiqet në një vijë 30 kilometra nga kufiri përgjatë gjithë gjatësisë së tij (440 kilometra), duke i detyruar që të heqin dorë nga kontrolli i disa prej qyteteve të tyre kryesore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i akuzuar  nga kurdët se Uashingtoni ka tradhtuar aleatët kryesorë të luftës kundër grupeve të Shtetit Islamik, e quajti marrëveshjen ‘një sukses i madh’.

Presidenti Erdogan pohoi se Turqia mund të ndërmarrë ‘hapat e domosdoshëm’ nëse nuk janë mbajtur premtimet për të shtyrë luftëtarët Kurdë larg kufijve me Turqinë.

VERITAS.COM.AL/