Britania e Madhe ka lënë sot zyrtarisht familjen e madhe europiane dhe duket se kjo ka sjellë liri të britanikët.

Ata kanë festuar këtë ditë historike, siç e kanë cilësuar, duke mbushur rrugët e vendit me flamuj anglez. Kryeministri Boris Johnson mblodhi sot kabinetin e tij, teksa era e re për popullin më në fund erdhi.

Britania bëhet vendi i parë që la bllokun prej 28 anëtarësh, 47 vjet pas anëtarësimit të saj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbështetur Brexit-in dhe ka premtuar se do të udhëheqë vendin drejt një të ardhme të re të ndritshme.

“Puna jonë si qeveri, puna ime është që ta bashkojmë këtë shtet të na çojë përpara”, tha Johnson në një deklaratë për të shënuar rastin historik. Ai tha se “ky nuk është një fund, por një fillim. Ky është një agim i një epoke të re”.

Në vitin 2016, nëpërmjet një referendumi masiv, britanikët vendosën largimin nga Bashkimi Europian. Dhe kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, çështja u finalizua. Pothuajse gjysma e popullsisë së vendit ka qenë kundër daljes nga Bashkimi Evropian.

VERITAS.COM.AL/