Një person ka mbetur i vrarë sot, e hënë në Shosh të Shkodrës. Sipas Policisë, viktima, i identifikuar si Lazër Arraj., rreth 55-vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Ai është banor i fshatit Palaj.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit.

Për shkak të distancës së larget nga Shkodra, do të duhet së paku disa orë që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

(Në përditësim…)