Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë bërë thirrje partive të opozitës ‘kundër dhunës’, është Gjermania- shteti më i vëmendshëm për ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë.

Teksa sot pasdite pritet që opozita të protestojë, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz bëri thirrje të premten që protesta e opozitës të jetë paqësore, “pasi çdo element dhune përbën vijën e kuqe”.

Protesta e së shtunës është e para që do të zhvillohet në mbrëmje dhe e treta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Protestat e tjera janë zhvilluar në sheshin para Parlamentit. Por pavarësisht vendit dhe kohës kur protestat e opozitës janë zhvilluar, të gjitha synojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vëeritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.