Opozita duhet të kthehet në parlament!.

Kështu ka deklaruar ambasadorja gjermane Susanne Shutz nga qyteti i Korçës.

Shutz: Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor, për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës .

Ambasadorja gjermane deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e dialogut midis tyre.

Shutz: Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shteteve Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen.

Veritas.com.al/