Nga Rajmonda Basha/

Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy të arrestuarit mëngjesin e së premtes së 12 nëntorit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si bashkëpunëtorë të biznesmenit Rezart Taçi, në skemën e pastrimit të parave.

Sipas informacioneve paraprake,  Lilo ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sipas tij, ai është thjesht një shofer. Gjithashtu shpalljen e moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi ka kërkuar dhe i arrestuari tjetër Artur Bala.

Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat pasi sipas tyre “nuk kanë të bëjnë me pastrim parash, duke qenë se shuma prej mbi 18 milionë lekësh ka mbërritur nëpërmjet bankave”.

(Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi)

Mësohet se Lilo ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer. Po kështu shpalljen e moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi ka kërkuar dhe i arrestuari tjetër Artur Bala.

Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat pasi sipas tyre nuk kemi të bëjmë me pastrim parash, duke qenë se shuma prej mbi 18 milionë lekësh ka mbërritur nëpërmjet bankave. “Nëse paratë kishin ardhur nga bota e krimit pse nuk u ndaluan në Zvicër”, ka deklaruar mbrojtja.

Emrat e lartpërmendur akuzohen për skemën financiare të pastrimit të parave. Lilo dhe Balla janë dy nga njerëzit më të afërt të Taçit.

Përkatësisht Lilo është ish-truproja e Taçit, i cili kishte dhe aksione në disa kompani në Shqipëri. Ndërsa Balla është kunati i biznesmenit.

Ky i fundit është djali i ish-gjyqtares së Tiranës, Dhurata Balla.

Lilo dhe Balla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pastronin paratë në Shqipëri.

Biznesmeni Taçi, pas publikimit të lajmit se ka një urdhër arresti për të mbi akuza për pastrim parash, ka reaguar menjehere per medien, duke i cilësuar ato tërësisht të pabaza dhe të pakuptueshme.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.

Kështu tha Taçi, i pyetur nga redaksia e Albanian Post.

Vendimi i SPAK-ut

SPAK, mëngjesin e 12 nëntorit, ka lëshuar tre urdhër arreste për tre persona, të cilët dyshohen se janë marrë me veprimtarinë kriminale “pastrim parash”, ku vlera përllogaritej mbi 18 milionë euro.

Përkatësisht urdhër arresti përfshinte shtetasin shqiptar Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.

Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A. B. dhe B. L.

Këta dy të fundit u arrestuan, ndërsa u shpall në kërkim biznesmeni Taçi. Sipas njoftimit, shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar me dy shtetas italianë Francesco Zummo e Fabio Petruzzella. Ky i fundit jetonte në Zvicër.

Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe të biznesmenit shqiptar Taçi.

(Francesco Zummo)

Me ndihmën e Bilos dhe Ballas janë kryer disa veprime dhe transaksione bankare. Kjo bëhej në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Nga hetimet ka rezultuar se ndihma për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

SPAK-u caktoi masën “arrest me burg” për shtetasit shqiptarë, pasi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Për rrjedhojë, SPAK ka sekuestruar shumën monetare prej 18 milionë e 399 mijë e 941 pikë 50 euro.

Ndërsa, “hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar”, theksohej në njoftimin e SPAK-ut.