Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video ku dalin pamjet nga gërmimet në Shqipëri, pikërisht ku po bëjnë gërmime TAP.

Kryeministri Rama shkruan në profilin e tij në Facebook se “Këto janë pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë sonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit”.

Interesante mbetet se sa pjesë e territorit shqiptar nuk është zbuluar apo gërmuar për trashëgiminë e shqiptarëve ndër mijëra vite. U desh TAP që duke kryer punime në thellësi për interesin e tyre, nxori një pjesë të lashtësisë shqiptare në trojet tona, shkruan KJ.

Gjithsesi kjo është video e parë që shfaqet për publikun.

Veritas.com.al/

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku…

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 1 août 2018