Gjykata e Tiranës të premten e 18 marsit ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.
 Në kërkesën e PD-së u pasqyruan ndryshimet në statut dhe organet e reja.

Kjo lëvizje erdhi disa ditë pasi ish-lideri i PD-së, Sali Berisha të shtunën e 11 dhjetorit mbajti Kuvendin Kombëtar me rreth 5 mijë delegatë dhe mijëra mbështetës për të shkarkuar kreun aktual, Lulzim Basha.

Nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së”, u miratuan disa ndryshime statutore dhe shkarkimi i Bashës.

Nga ana tjetër, Basha çdo vendim të dalë nga ky Kuvend e ka quajtur nul dhe 18 dhjetori do të jetë Kuvendi i vetëm Kombëtar i legjitimuar.

Ndryshimet statutore

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Gjithashtu dhe Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike dërgoi në Gjykatën e Tiranës, më 15 dhjetor për regjistrim ndryshimet statutore të votuara në Kuvendin e 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.