Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik ka vendosur sot që tifozi shqiptar ‘i dronit’, ‘Ballist Morina’ të ekstradohet në Serbi. Kërkesa për ekstradim ishte bërë nga Gjykata Serbe.

Para pak ditësh gjykata Supreme e Kroacisë e ktheu çështjen për kompetencë në gjykatën e shkallës së parë të Dubrovnikut.

Pala shqiptare ka deklaruar publikisht se ka ndërmarrë disa hapa diplomatik me qëllim që ‘Ballisti’ të mos ekstradohet në Kroaci, por përpjekjet dështuan sot.

Veritas.com.al