Pas refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Holanda deklaron se do të mbështetë përpjekjet e Tiranës.

Pas shtyrjes së vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Holanda deklaron se do të mbështetë përpjekjet e Tiranës. Ministri i Jashtëm Stef Blok është shprehur se vendi i tij është dakord që Këshilli Europian t’i rikthehet çështjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit përpara samitit te Zagrebit, raporton Shqiptarja.com.

Lidhur me  ngadalësimit të procesit të zgjerimit po krijon hapësirë për depërtimin e e aktorëve te tjerë si Rusia, Kina dhe Turqia  në Ballkanin Perëndimor, Blok u shpreh se nuk ekziston një rrezik i tillë.

Vendi im përshëndeti përparimin e bërë në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.  Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Këshilli Evropian do të kthehet në temën e negociatave të pranimit përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE.

Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata. Nuk besoj se kjo do ta drejtojë rajonin drejt faktorëve të tjerë të jashtëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane. Për më tepër, BE-ja mbetet deri tani partneri më i madh tregtar, investitori i huaj dhe partneri i bashkëpunimit në rajon. Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lirë të marrin vendime sovrane në lidhje me marrëdhëniet e tyre me vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare”, shtoi ai”, tha Blok.

Pas një samiti dy ditor, liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën. Macron argumentoi qëndrimin e tij se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së.

Veritas.com.al/