Dje në mbrëmje u zhvillua një seancë debati në Parlamentin e Holandës mbi fjalën e këtij shteti anëtar i BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Media raporton se në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës, të shpërndarë sot në mëngjes nga Ambasada në Tiranë, theksohet se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reagimi i plotë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne datën 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne mënyrë unánime.

-Vendet kandidate duhet te përmbushin kushtet strikte përpara se te bëjnë një hap tjetër ne procesin e integrimit.

-Hollanda ndjek ne mënyrë kritike progresin ne te dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet te vlerësojë secilin vend sipas meritave te veta.

-Ne Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sere kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes se negociatave. Progresi i bere është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve te ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm qe ende duhet te ndërmerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorinë e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

-Këshilli ka parashtruar një sere kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.