Ilir Meta ka publikuar sot një foto nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, duke nxjerrë në pah sipas tij ndotjen e ajrit në Tiranë.

Por, nga një kërkim i thjeshtë në Google vërtetohet se fotoja e dytë të cilën Meta e ka publikuar nuk është Tirana, por Kabuli. Për më tepër e njëjta foto është përdorur dhe në vitin 2017 nga portali i Sali Berishës duke mashtruar qytetarët.

 “Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!” bën thirrje Meta.
"Kabuli për Tiranën", Bashkia akuzon Metën për mashtrim: Do të sulmojë Veliajn!
( Foto e Kabulit e postuar nga Meta sikur eshte ‘Tirana’)