( George Papadopoulos dhe gruaja e tij,  Simona Mangiante Papadopoulos mbërrijnë në Gjukatën e Distriktit të SHBA për të marrë dënimin)/ 

Ish këshilltari i Donald Trump, fjalët e të cilit në një pub në Londër shkaktuan hetime mbi mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016, është dënuar me 14 ditë burg.

George Papadopoulos, 31 vjeç, tha para gjykatës në Washington DC se ishte “Amerikan patriot”, dhe ka gabuar duke lëshuar një gënjeshtër.

Ai u shpall fajtor Tetorin e kaluar sepse kishte gënjyer para FBI rreth kohës së takimeve të supozuara me të dërguarit nga Moska.

Ai është i pari ish- këshilltar i Trump që arrestohet nën akuzën e komplotit me Kremlinin për të ndikuar në votimet e vitit 2016.

Presidenti Donald Trump reagoi me një ‘kamxhik’ të fortë mbi koston e hetimit ndaj ish- këshilltarit. Ai shkroi: “Për 14 ditë u përdorën 28 milionë dollarë, dmth., 2 milionë në ditë. Nuk ka ndërhyrje. Ditë e madhe për Amerikën”, shkroi presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sipas dënimit që u dha të premten për Papadopoulos ai do të mbahet 12 muaj nën vëzhgim, do të bëjë 200 orë shërbim në komunitet dhe do të paguajë ngë gjobë prej 9,500 dollarë (£7,350).

Papadopoulos konkludoi duke thënë se “ky hetim ka implikacione globale dhe probleme me të vërtetën”.

Veritas.com.al.