-Sipas një hamendjeje të publikuar nga gazeta japoneze Asahi, kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar të kandidojë presidentin e SHBA Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen, për impenjimin e tij në ndjekjen e klimës së c’tensionimit me Korenë e Veriut-

Nga Jacopo Bongini 

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka propozuar emrin e Donald Trump si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen te ardhshem, siç raportohet nga një indiskrecion i gazetës historike japoneze Asahi, botuar sot.

Lajmi pasoi disa ditë deklaratat e vetë Trump lëshuar të premten, sipas të cilit vjeshtën e kaluar Abe do ta propozonte atë për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të angazhimit të Presidentit të SHBA për të promovuar një politikë të çtensionimit me Korenë e Veriut. Në qershor të vitit të kaluar, qeveria amerikane e shtyu ne fakt kryeministrin Abe të kërkojë kandidaturën e Trump menjëherë pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Një lëvizje ne drejtim edhe per te fuqizuar aleancën besnike midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetarët e agjencisë Reuters, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme japoneze ka zbuluar se si ministria ishte në dijeni të deklaratave të Trump, por nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë lloj ndërveprimi midis dy krerëve të qeverisë. Në te njëjtin ton edhe Shtëpia e Bardhë, e cila nuk ka dashur të komentonte lidhur me çështjen.

Megjithatë, nuk është hera e parë që The Donald merr mbështetje publike për shkak te një marrjeje të mundshme të Çmimit Nobel për Paqen.Qe në maj, në fakt, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In, kishte ceduar hapin për tajkunin njujorkez kur e veja e Kim Dae-Jung, ish President i Koresë së Jugut dhe Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2000, kërkoi nje njohje për angazhimin e tij ne denuklearizimin e Phenianit. Në atë kohë, Moon tha: “Eshte Trump qe duhet ta ketë Çmimin Nobel të Paqes. Ne kemi vetëm nevojë për paqe.”

Sipas rregullores të komitetit norvegjez per dhenien e Çmimit Nobel, kandidaturat mund të paraqiten vetëm nga disa kategori individësh: nder te cilët profesorët universitarë, fituesit e mëparshëm të çmimit ose, si në këtë rast, përfaqësues të një parlamenti kombëtar dhe pikërisht në këtë të fundit përfshihen edhe krerët e qeverisë si Shinzo Abe. Një nominim që rrezikon megjithatë të bëhet një sekret i Pulcinelles, duke pasur parasysh qe gjithmonë sipas rregullores të Nobelit çdoredolloj emri apo informacioni rreth kandidaturave duhet të mbetet i shënuar konfidencial për të paktën pesëdhjetë vjet.

Veritas.com.al/