Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë në lidhje me udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden në Evropë – së shpejti. Kjo sipas burimeve të “CNN”.

 Ky udhëtim do të vijë pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-ve, Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken.

Asnjë udhëtim nuk është finalizuar apo shpallur ende.

Kështu që  nuk dihen detaje nga udhëtimi i tij, i planifikuar në mes të luftës Ukrainë – Rusi.