Nga Ben Blushi*/

Shpresoj qe sot gjysma e qeverise nuk ka ardhur me fjalime te gatshme kundër meje, jo sepse nuk kishte kush t’ua shkruante, por sepse njeriut qe i shkruante traktet kundër meje po i dridhet dora ndërsa atyre qe i lexonin këto trakte po i merret goja sepse janë duke ikur. Ndoshta pas dy javësh shumica e këtyre qe qeverisin sot nuk do jene me.

Kam sot një lajm te mire per te gjithë shqiptaret dhe veçanërisht për socialistet :
Rilindja po bie

Me vjen mire sot qe dy vjet me pare shpalla Funeralin e Rilindjes si një proces te pakthyeshëm natyral. Natyrisht ky funeral zgjati pak si shume por sidoqoftë dy vjet nuk janë shume për varrosur një te keqe. Me ndihmën tone te pakursyer dhe pa dyshim edhe timen, s’mund ta mohoj, dy shtyllat e Rilindjes, kanabisët dhe krenaristët e bene vete pjesën e mbetur. Disa nga pesha dhe frika e krimit u kapen, te tjerët, krenaristet kryesisht nga idiotësia ikën,u shpërndanë neper pyll duke e lënë Rilindjen vetëm. Sot ajo po ngordh është shtrire pa fryme dhe është bere gati ta varrosim.

Me vjen mire qe mora pjese ne gjahun e saj dhe nuk kam asnjë vrasje ndërgjegje. Asnjë keqardhje dhe asnjë emocion.˙

Për ata qe erdhën me vonese ne gjuetinë e Rlindjes kam nje përshëndetje.

Për Ilir Meten, qe megjithëse është toleruesi me i madh i vesit ne këtë vend, sepse edhe ai me te drejte u tremb nga tërbimi i Rlindjes, por sigurisht edhe për Lulzim Bashen qe si një djalë i ri u tremb nga ulërimat dhe u fut ne çadër.

Sidoqoftë ne gjah askush nuk i zgjedh dot aleatet. Ata janë te gjithë te vlefshëm.

Per ata qe nuk e kuptojnë këtë politike te letrarizuar ajo qe po ndodh është kjo:

Mendoni se jemi ne një pyll, ku një bishe e uritur dhe e marre i është sulur te gjitha kafshëve te tjera për ti shfarosur. Fati i madh i kafshëve te tjera është se bisha kishte vetëm oreks por nuk kishte intuite dhe as mend dhe as eksperience. Oreksi te con ne majmje por nuk te çon ne fitore. Tani te gjitha kafshët e pyllit tone, janë sulur kundër kësaj bishe qe është Rilindja dhe duan ta zbojnë nga pylli. Pasi ta vrasin.

Unë mendoj se rruge tjetër nuk ka.

Për te gjithë ju miq te minj socialiste qe sot jeni te hutuar dhe nuk dini ku po shkoni po jua them pse erdhët deri ne këtë pike, deri aty ku duket sikur nuk ka me rruge dhe nuk ia vlen me te ecësh.

Për shkak te një njeriu, Edi Rames.

Ky erdhi ne pushtet me votat e socialisteve dhe qeverisi me nje grup keqbërësish qe u quajten Rilindja. Çfare ishte Rilindja: mbeturinat e korruptuara te PD, mbetjet e degraduara te PS, gjithfarësoj mediokrish, banditësh, trafikantesh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj, vulaxhinjsh, kazanxhinjsh, delenxhinshj, pra me shume xhinj ose xhinde. Kjo është Rilindja e pare ne bote qe nuk ka një poet por vetëm xhinde. Edhe nje piktor qe pati, ky bënte piktura me xhinde dhe me bisha se nuk i kam pare asnjë pikture me fytyre njeriu. P.sh po ti kërkosh te vizatoje Mark Frrokun e qan, po ti kërkosh te vizatoje Pandin s’e bën dot. Ky është ndryshimi. A e keni pare pra te vizatoje dot një njeri? aq me pak një njeri duke qeshur? Jo. Vetem kafshime, shpime, deformime, trallime, dallime, rrallime, mballime, ime, ime, ime, ime. Çdo gje ime, ime dhe vetëm ime. Asnjeri se ka pare te vizatoje asnjeri. Ky nuk ka aftësinë te vizatoje një fytyre njeriu por vetëm fytyra përbindëshash.

Pra e kuptoni kush ishte motoja e Rilindjes? Rilindja gjithçka, LSI diçka, PDiu paçka, te tjerët çka, PS s’ka, PD s’kap dhe vete Rilindja kap. Kaq ishte dhe kaq është.

Edi Rama ne keto kater vjet nuk e drejtoi arsyeja por grykësia. Ky donte te kishte gjithçka dhe prandaj sot është afer per t’i humbur te gjitha. Edi Rama po ua humb pushtetin dhe serish po i le socialistet ne rruge. Me vjen keq por kjo është fatura e një partie qe tradhton lirinë e vet.

Edi Rama donte çdo gjë: edhe qeverinë, edhe partine, edhe drejtësinë, edhe ekonominë, edhe prokurorinë,edhe garancinë, edhe tradhtinë, edhe neverinë,edhe hajninë,edhe lavdinë, edhe bezdinë, edhe maninë,edhe marrëzinë, edhe Shqipërinë. Te gjitha keto s’mund ti kishte dhe natyrisht nuk do t’i këtë sepse nuk do ta lejojmë t’i kete.

Thënë këto le te kthehemi te çështja e ditës.

Do ketë apo jo zgjedhje ne Shqipëri, dhe nëse po, si? dhe nëse si, kur?

Unë di te them sot se zgjedhje duhet te ketë. Te gjithë ata qe vonojne zgjidhjen e kesaj krize e shtyjne 18 qershorin dhe e veshtiresojne zgjidhjen e krizes deri ndoshta ne moszgjidhje. Kriza me e keqe është kriza e zgjatur.

Une mund te them sot se partia qe kam nderin te drejtoj, LIBRA është e vendosur te hyje ne zgjedhje kurdo qe ato do mbahen dhe ne këtë pike ne kemi një ndryshim me te gjithë ju te tjerët.

Ne jemi ne opozite me te gjitha partitë ketu ne parlament dhe ne çadër por nuk jemi ne opozite me kushtetutën e vendit. Ne duam te ketë zgjedhje sepse është e vetmja mënyre qe Shqipëria te ndryshoje.

Ne duhet te ishim te vetmit qe duhet te kishim frike nga zgjedhjet. Ne nuk kemi qene ne pushtet,nuk kemi numerues, nuk kemi para per te blere vota, nuk kemi pushtet, nuk kemi banda, nuk kemi trafikante, nuk kemi bashki private, nuk kemi tendera, nuk kemi koncesione, nuk kemi televizione dhe nuk kemi frike. Kjo na ndryshon nga gjithë ju te tjerët.

Ka shume njerëz keto dite qe habiten pse LIBRA do zgjedhje. Po a ka opozite ne bote qe nuk do zgjedhje? Une besoj qe nuk ka. Çudia ne Shqipëri është qe edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje. Imagjinoni sikur ne daten 18 qershor shqiptaret te shkojnë ne zgjedhje dhe askush te mos garoje.

Çfare vendi do ishte ky?

Asnje shkrimtar dhe asnje fantazist nuk do mund ta imagjinonte nje situata kur populli shkon te votoje dhe askush nuk merr pjese ne gare. hteti jo vetem do binte por do behej shteti me qesharak ne bote.

Megjithatë dua ti jap sot nje përgjigje te gjithe atyre qe vene ne dyshim pozicionin e LIBRAs

LIBRA nuk vjen nga parate e pista prandaj nuk ka frike nga te pakten dy gjera: nga reforma ne drejtësi dhe nga zgjedhjet. Ka shume parti qe kane frike ose nga njera, ose nga tjetra ose nga te dyja. Kjo është frika nga gjykimi. Ne nuk kemi frike te gjykohemi përkundrazi mezi po presim qe kjo te ndodhe per te gjithë, pa përjashtim.

Ata qe thonë se Libra nuk duhet te hyje ne zgjedhje meqe ne zgjedhje nuk hyn Partia Demokratike ne fakt i bëjnë një nder te madh Edi Rames njeriut për shkak te te cilit jane futur ne çadër.

Tani imagjioni per nje çast se çfare do te ndodhe nëse PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjese ne zgjedhje. Edi Rama nga kryeminister mund te behet pronar i këtij vendi. Nga nje Gruevski prej llamarine mund te behet nje Erdogan prej celiku.

Pse? Ja pse.

Nese PD nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama perfundon me te pakten 80 mandate te vetat. Ska nevoje për askend per te qeverisur dhe është jashte kontrollit.

Nese LSI nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama perfundon me 100 mandate per vete dhe Rilindjen dhe askush nuk e kushtëzon me madje mund te ndryshoje edhe kushtetutën e vendit dhe te na ktheje ne nje republike presidenciale si ajo e Erdoganit dhe ne këtë rast te gjithë jemi me te rrezikuar se sot. Marrezine dhe urine e tij per pushtet nuk do ta frenonim dot.

Nese LIBRA nuk hyn ne zgjedhje, Edi Rama do përfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetëm Shqipëria, por ai i pari do ishte jo vetëm jashte kontrollit por edhe jashtë orbites.

Nese ne nuk hyjmë ne zgjedhje Edi Rama do bente nje referendum per vete sic e beri dhe une jam deshmitari dhe shkaktari i ketij deformimi. Ky beri nje referendum duke me ikur nga zgjedhjet brenda Partise Socialiste. Heren e dyte nuk do ta lejoj. Nese ndodh do ishte fatale. Sic u shkaterrua partia socialiste dhe mbeti pa mendim ashtu do shkaterrohet Shqipëria se do mbetet pa kundershtare. Kjo do ishte Shqiperia ideale e Edi Rames sigurisht e sponsorizuar nga inreresa materiale.

Une nuk kam ndermend ta lejoj. Ju mund te zgjidhni.

LIBRA kerkon ta shmange kete gje dhe prandaj them se duhet te hyjme ne zgjedhje. Sigurisht dua qe ne zgjedhje te vije Partia Demokraike me çdo çmim dhe ne duhet te bëjmë gjithçka qe ajo te vije dhe pa dyshim gjithçka qe sistemi te persoset.

Po çfare mund te behet?

Ka disa gjera.

Se pari ju socialiste qe keni mbetur duhet te merrni disa vendime.

Duhet te prishni koalicionin me Ilir Meten.
Ky koalicion nuk ka funksionuar asnje dite nuk ka garantuar asnje reforme dhe ka deshtuar te beje reformen ne drejtesi dhe reformen zgjedhore. Ai eshte shkaku i kesaj krize. Pa LSI, PD nuk do ishte ne çadër dhe zgjedhjet dhe do mbaheshin. Ky koalicion e tremb cdo dite PD dhe kjo është arsyeja qe ajo nuk hyn ne zgjedhje. Ky koalicion është aq i fryre dhe i majmur sa qe nga pesha po thyen eshtrat e veta. Dhjami është duke thyer skeletin mbi te cilin ai qendron.

Se dyti duhet te beni disa ndryshime ne sistem.

Ka kolege, ketu qe kane propozuar qe te gjitha partite te garojne me vete me platformat e tyre dhe mos jene te detyruara te bëjnë koalicione parazgjedhore cka mund ta lehtesonte lojen politike. Kjo kërkon nje ndryshim sistemi te cilin duhet ta pranojme. Pasi sistemi qe kemi është i pandershëm. Nje partie ne koalicion i duhen 5 mije vota për nje deputet; nje partije pa koalicion i duhen 12 mije.

Se treti duhet te hiqni dore nga numërimi militant i votes.

Nese nuk bejme dot numerim elektronik duhet qe votat ti numerojne jo militantet por qytetaret e zakonshem.Asnje parti ska te drejte te numeroje votat e nje partie tjeter por qytetaret e mire te zgjedhur me short nje nate me pare. mund ta kryejne kete proces.

Se katerti,

Pranoni monitorimin e rolit te policise ne zgjedhje. Ka shume dyshime per policine dhe ato duhet te shtendosen.Policia duhet te zbatoj ligjin dhe te jete e mbikëqyrur vazhdimisht per te mos bere deme.

Se pesti,

Pranoni ndryshimin e menyres se zgjedhjes se presidentit: Presidendi duhet ti takoje popullit dhe ta zgjedhe ai. Ajo qe po na mungon me shume ne kete krize eshte nje president mbi palet qe mund te negocionte kete krize. Nje president partish nuk e ben dot kete gje, nje president i popullit mund ta beje. Presidenti qe po vjen nese nuk ka kohe te jete i popullit nuk duhet te jete ne asnje menyre i shumices se Rilindjes, ndryshe cdo tentaive per ekuliber politik do prishej dhe therrmohej keq.

Së gjashti pranoni te vijme nje nje parlament me te vogel pas disa muajsh. Nuk kemi nevoje per me shume se 100 depuete dhe hajde bejme nje perpjekje per te nxjerre jashte qe ketej injonrantet, banditet, kriminelet dhe evazoret. Duhet te dalin jashte kriminnlete qe merojne prokuroret, injorantet qe emrojne mesuesit dhe evazoret qe emrojne taksidaret.

SEë shtati duhet ti japim te drejte emigranteve te votojne.ata duhet te votojne me cdo kusht aty ku jane dhe madje te kene disa deputete ne kuvendin e Shqipërisë.

Une besoj se nuk ka rruge tjeter.Nese duam ta zgjidhim kete krize duhet te mendojmë me shume per Shqipërinë dhe me pak per qeverine.

Ne te kundert do jete shume vone. Çdo minute qe kalon i shtyn zgjedhjet per te mos thënë qe ato jane shtyre edhe tani qe flasim .Megjithate e rendesishme eshte te kete zgjidhje dhe pastaj te kete edhe zgjedhje ne menyre qe te kete serish zgjidhje.

Zgjidhje pa zgjedhje nuk ka dhe zgjedhje pa zgjidhje nuk do mund te ketë.

*Fjala e mbajur sot në seancë prlamentare