Presidenti Francez Emmanuel Macron ka premtuars e do të rindërtojë katedralen mijëvjeçare Notre-Dame pasi zjarri i fuqishëm shkatërroi pjesërisht emblemën e Parisit.

Zjarrfikësit arritën të mbrojnë strukturën kryesore të gurtë të ndërtesës Gotike 850 vjeçare, duke përfshirë edhe dy kulla, por maja dhe çatia ranë.

Zjarri është deklaruar nën kontroll vetëm nëntë orë pasi filloi.

Çështja nuk është ende e qartë, por zyrtarët thonë se mund të jetë e lidhur me punimet intensive për rinovimin që po vazhdonin.

Zyra e prokurorit e Parisit tha se aktualisht po e heton si një aksident. Një zjarrfikës është plagosur lehtë duke shuar zjarrin, tha komandanti i zjarrfikësve Jean-Claude Gallet për BFM TV.

Pritet që të kalojnë disa ditë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Veritas.com.al/