Kjo marrëveshje është pjesë e trashëgimisë së Barack Obamës që Donald Trump premtoi se do ta zhbëjë gjatë fushatës zgjedhore, në emër të mbrojtjes së interesave amerikane.

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten, 1 qershor, daljen e SHBA-së nga marrëveshja e e Parisit për klimën, me riskun e provokimit të një vale tronditëse të përbotëshme për 194 vendet e tjera firmëtare të këtij teksti historik.

«Unë nuk mundem, me ndërgjegje, të mbështes një marrëveshje që ndëshkon SHBA-në (…). Unë u zgjodha për të përfaqësuar banorët e Pittsburgut, jo të Parisit», ka këmbëngulur ai, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të negociojë një marrëveshje  të re për klimën.

Por nuk ka dalje efektive nga marrëveshja para 2020.

Klimatoskeptik i deklaruar, Trumpit i duhet të armatoset me durim. Çdo vend qe del kundër marrëveshjes duhet të presë tre vjet që nga data e hyrjes së saj në fuqi  (4 nëntor 2016), pastaj të respektojë një paralajmërim prej një viti përpara se të dalë efektivisht, saktëson neni  28 i marrëveshjes. SHBA-ja mund të dalë pra nga kjo marrëveshje vetëm në vitin 2020… në kohën e zgjedhjeve të reja presidenciale amerikane.

SHBA-ja është vendi i dytë në botë çlirues i gazit që shkakton efektin serë, pas Kinës.

Kina dhe BE-ja janë të vendosura ta mbrojnë këtë marrëveshje që synon të mbajë në limite të caktuara rritjen e temperaturës mesatare të globit, nën 2 °C, krahasuar me erën paraindustriale.

/Veritas.com.al/