VERITAS.COM.AL/ Sapo ka përfunduar takimi mes PS dhe LSI “mbi fatet e koalicionit” për zgjedhjet e ardhshme, takimi ka zgjatur plot 100 minuta.

Para gazetarëve është zgjedhur Meta i LSI që të flasë.

Ai ka thënë se “nuk është e rëndësishme kush e me cilin do të jetë në koalicion”. Ironia e fatit, që ka lënë me gojë hapur të gjithë,  është shoqëruar me fraza të tjera nga vetë zoti Meta.

Ai ka vijuar të shpjegojë çfarë kanë folur në mbledhje “për të mos thënë asgjë”. Të majtët e Shqipërisë kanë vendosur që të rekrutojnë djathtistët Europianë që të hyjnë mik te Opozita për të mos protestuar (!).

PS dhe LSI- sipas vendimit- do t’i drejtohen Kongresit të PPE (Partitë Popullore të djathta Europiane) që të marrin rrugët, të vijnë në Tiranë dhe të bindin të djathtën por t’u bindur ndaj të Majtës.

Absurdi është kolosal. Fjalë, fjalë, fjalë… deri në këputjen e fijeve nervore.

/Veritas.com.al/