Ndodhi një gjë jo e papritur në Partinë Socialiste. Jo e papritur është për njerëzit që kanë disa dijeni mbi partinë në regjimin e dikttaturës komuniste, nga ku vjen edhe Partia Socialiste. Partia ishte mbi të gjitha, por mbi Partinë ishte Ai, lideri. Në qoftë se lideri e përjashtonte një udhëheqës tjetër, atëherë mbi liderin tjetër binin rrufetë e gjithë masës së partisë. Çfarë ironie, individët quheshin masa.

Por këta e bënin copë- copë liderin e qortuar ose të përjashtuar nga Ai, lideri kryesor.

Atëherë të qortuarit a të përjashtuarit nga lideri kryesor, dërgohej në burg.

Ndërsa Kokëdhima nuk do të shkojë në burg këtë herë. Atë veçse e fyen dhe e përzunë me fjalët më të liga nga masa e socialistëve.

Kokëdhima, i cili ëhtë edhe pronar mediash, ka mundur ta regjistrojë në video atë çfarë i thanë në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, dje, kur u përjashtua përfundimisht.

E shanë me fjalë të ulëta: “Injorant. Paske ik fare!”- i thanë.

Një socialist e filloi, por pastaj kjo u kthye në kor të Asamblistëve të Partisë Socialiste.

Kokëdhima bëri mëkatin që iu drejtua Atij, kryetarit, duke i thënë se “po të të mos dojë lideri kryesor, nuk mund të zgjidhesh në Partinë Socialiste”. “Po- u përgjigj Kryesori- ti si je zgjedhur?!”

Atëherë nisi “kori i bretkosave”, sharjet kundër Kokëdhimës.

Kokëdhima ka qenë një nga eksponentët më të lartë të Parisë Socialiste, i preferuari kryesor i kryetarit. Gjatë asaj kohe quhej edhe “beu i Jugut”. Por me sa duket me këtë i bëri hije kryetarit dhe ky i hëngri kokën.

Dje u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Socialistëve ku Kokëdhima u përjashtua nga të gjitha funksionet që mbante.

/Veritas.com.al/